Ndërlidhjet

logo-print

Hetohen disa zyrtarë të AKPM-së


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Prokuroria Themelore në Prishtinë po zhvillon hetime në lidhje me importin e produkteve mjekësore në Republikën e Kosovës, si dhe lëshimin e licencave dhe pajisjen e këtyre produkteve me banderola nga Agjencia Kosovare për Produkte Medicinale.

Sipas prokurorisë ekziston dyshim i arsyeshëm se zyrtarë nga Agjencia Kosovare për Produkte Medicinale e kanë pajisur një kompani farmaciste me banderola për produkte mjekësore edhe pse këto produkte ishin të importuara pa licencën e AKPM-së.

Zyrtarët nga AKPM-ja gjithashtu dyshohet se ia kanë mundësuar edhe një kompanie tjetër farmaceutike prodhimin dhe shpërndarjen në treg të produkteve mjekësore edhe pse e njëjta nuk i ka plotësuar kushtet ligjore dhe nuk ka qenë e pajisur me certifikatë për prodhimin dhe shpërndarjen në treg të produkteve mjekësore.


Për vepra penale në lidhje me këto raste dyshohen, mes të tjerëve, 6 zyrtarë të lartë të AKPM-së dhe 4 doganierë nga Dogana e Kosovës.
XS
SM
MD
LG