Ndërlidhjet

Përfundon hetimi për vrasjen e gazetarit bullgar


Gazetari disident bullgar, Georgi Markov
Gazetari disident bullgar, Georgi Markov
Bullgaria është duke e përfunduar një hetim për një nga vrasjet më të rënda politike të Luftës së Ftohtë.

Georgi Markov, gazetari dhe shkrimtari i njohur ishte larguar nga Bullgaria në vitin 1969, por edhe më tutje vazhdonte ta denonconte regjimin e atëhershëm komunist në raportimet e tij për BBC dhe Radion Evropa e Lirë.

Më 7 shtator 1978, atij i është injektuar helmi ricin nga një kalimtar i rastit në Londër i cili mbante ombrellë.

Ai ka vdekur katër ditë më pas.

Prokurorët kanë dështuar që të identifikojnë, akuzojnë apo arrestojnë ndonjë person për krimin në fjalë.

Një zëdhënëse e prokurorisë bullgare ka thënë se hetimi do të mbyllet të mërkurën, kur statuti 35 vjeçar i kufizimit për hetim të krimeve të tilla skadon.

Një hulumtim medial në dosjet e policisë sekrete të kohës së komunizmit e ka identifikuar të vrasesin e dyshuar të Markovit, një agjent i policisë sekrete.

Hulumtimi gjithashtu ka zbuluar lidhjet në mes të policisë sekrete bullgare dhe KGD-së sovjetike rreth vrasjes.
XS
SM
MD
LG