Ndërlidhjet

Pahor drekë pune me kryeministrin Thaçi


Fotografi nga dreka e punës në mes të delegacionit slloven dhe atij kosovar
Fotografi nga dreka e punës në mes të delegacionit slloven dhe atij kosovar
Marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Sllovenisë janë “shembull i mirë i marrëdhënieve ndërshtetërore”, ka vlerësuar presidenti slloven, Borut Pahor gjatë drekës së punës që e ka pasur në Prishtinë me kryeministrin kosovar, Hashim Thaçi.

Citati është dërguar nga zyra e kryeministrit Thaçi, i cili ka informuar se gjatë kësaj dreke pune ku kanë marrë pjesë edhe disa pjesëtarë të kabinetit qeveritar të Kosovës, është folur për përkushtimin e Kosovës në përmbushjen e detyrimeve që i ka Kosova në rrugën drejt integrimit evropian.

Presidenti slloven po qëndron në Kosovë nga dita e djeshme me ftesë të Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Pas takimit me Jahjagën, presidenti Pahor ka thënë se dialogu Kosovë – Serbi është i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të të dyja vendeve.

Kjo temë është përmendur edhe gjatë drekës së punës me kryeministrin Thaçi, ndërsa ky i fundit marrëveshjen për normalizim me Serbinë e cilësuar si një hap i rëndësishëm përpara për të dy vendet dhe për rajonin në tërësi.
XS
SM
MD
LG