Ndërlidhjet

logo-print

Nimetz: Dallime të mëdha midis Shkupit e Athinës


Matthew Nimetz

Matthew Nimetz

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për kontestin e emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë, Mathew Nimetz, ka takuar sot në Shkup zyrtarë të lartë të këtij vendi.

Nimetz ka thënë se do të ishte shumë i lumtur sikur të mund të thoshte se është shënuar përparim, por “ende vazhdon të ketë dallime të mëdha midis palëve dhe nuk ka zgjidhje”.

“Duhet të vazhdojmë bisedimet për të tejkaluar këto dallime dhe për të dalë nga kjo situatë”, ka thënë Nimetz, i cili, ditë më parë, ka qëndruar edhe në Athinë.

Kontesti i emrit midis dy vendeve zgjat më shumë se 20 vjet.
XS
SM
MD
LG