Ndërlidhjet

logo-print

Shpërthim i fuqishëm në Bengazi


Bengazi, 11 shtator 2013.

Bengazi, 11 shtator 2013.

Një shpërthim i fuqishëm, i shkaktuar me sa duket nga makina bombë, ka goditur Bengazin e Libisë.

Shpërthimi ka dëmtuar ndërtesat e banimit dhe degët e Ministrisë së Jashtme dhe të Bankës Qendrore.

Ai ka ndodhur saktësisht një vjet pasi militantë të lidhur me Al Kaidën kanë sulmuar Konsullatën e Shteteve të Bashkuara në Bengazi, duke vrarë ambasadorin amerikan dhe tre zyrtarë të tjerë, po ashtu amerikanë.

Edhe sulmi i sotëm, edhe ai i vitit të kaluar kanë ndodhur në përvjetorin e sulmeve terrorsite të 11 Shtatorit në SHBA.
XS
SM
MD
LG