Ndërlidhjet

Beqaj: Kosova s’është e interesuar për bllokada


Ministri i Financave, Besim Beqaj.
Ministri i Financave, Besim Beqaj.
Ministri i Financave i Kosovës, Besim Beqaj, ka deklaruar sot se Kosova nuk është e interesuar për bllokada kufijsh dhe se do të heqë masat e ndërmarra në momentin kur Maqedonia të marrë vendim për heqjen e masave që cenojnë të drejtën e tregtisë dhe lëvizjes së lirë.

“Në momentin kur Qeveria e Maqedonisë do të kthehet në pikën zero, ne do të reagojmë menjëherë. Problemi është në Shkup dhe jo në Prishtine”, ka thënë ministri Beqaj në takimin me përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Odës Ekonomike Bullgaro - Maqedonase dhe nikoqirëve të tyre nga Aleanca Kosovare e Biznesit.

Beqaj po ashtu ka thënë se Kosova nuk është e interesuar për bllokada, por nuk do të lejojë në asnjë rrethanë që qytetari dhe produkti i Kosovës të nënçmohet nga cilido vend të jetë.

Lexoni edhe këtë.
XS
SM
MD
LG