Ndërlidhjet

logo-print

Serbët kërkojnë ndihmën e OSBE-së për listën “Srbija”


Oliver Ivanoviq

Oliver Ivanoviq

Përfaqësuesit e partive politike serbe, të regjistruara për zgjedhjet lokale të Kosovës, kërkojnë ndihmën e OSBE-së për emrin e listës “Srbija”.

Kandidati për kryetar të komunës së Mitrovicës, Oliver Ivanoviq, ka thënë se roli i OSBE-së është jashtëzakonisht i rëndësishëm që zgjedhjet të jenë korrekte.

“Është e rëndësishme që OSBE-ja të na ndihmojë edhe për disa raste që po paralajmërohen. Thuhet se do të na bëhet presion për të ndryshuar emrin e listave tona. Nëse ndodh një gjë e tillë, do të ndikonte dukshëm në zvogëlimin e pjesëmarrjes dhe në legjitimitetin e zgjedhjeve”, ka thënë Ivanoviq, i cili garon me listën "Serbia, demokracia, drejtësia", raportojnë mediat serbe.

Disa serbë të Kosovës janë paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me listën “Srbija”. Është thënë se KQZ mund të mos e certifikojë këtë iniciativë qytetare, e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar.
XS
SM
MD
LG