Ndërlidhjet

logo-print

Siri: Krime lufte “në të dyja anët”


Siri

Siri

Hetuesit e Kombeve të Bashkuara kanë thënë se kanë pranuar akuza për përdorimin e armëve kimike në Siri “kryesisht nga forcat qeveritare”.

Në raportin e fundit, të lëshuar të mërkurën, Komisioni i OKB-së që heton abuzimet me të drejtat e njeriut, ka thënë se është ende e pamundur të konstatohet se cilët agjentë kimikë janë përdorur.

Ai ka thënë se edhe forcat qeveritare, edhe kryengritësit rebelë kanë kryer krime lufte, përfshirë masakra të civilëve dhe ekzekutime.

Raporti thotë se autorët e krimeve në të dyja anët “nuk i frikësohen përgjegjësisë”.

Periudha që mbulon raporti nuk përfshin krimin e dyshuar kimik të 21 gushtit.
XS
SM
MD
LG