Ndërlidhjet

Katalanët shënojnë “Diada”-n me zinxhir njerëzor


Flamuri i katalanëve

Flamuri i katalanëve

Katalanët spanjollë kanë formuar një zinxhir njerëzor prej 400 kilometrash, për të shënuar Ditën Kombëtare të Katalonjës ose “Diada”-n.

“Zinxhiri” është shtrirë nga kufiri me Francën deri të rajoni spanjoll i Valencias, i cili kufizohet me Katalonjën në jug.

“Diada” shënon disfatën e fundit të trupave lokale nga forcat e Mbretit spanjoll Filipi V, më 1714.

Ngjarja ka imituar “Zinxhirin e Baltikut”, një demonstratë masive kundër sundimit sovjetik, që është formuar nga rreth 2 milionë njerëz nga Estonia, Letonia dhe Lituania, më 1989.

Kryeministri rajonal, Artur Mas, ka shpallur referendumin për pavarësi nga Spanja në vitin 2014.

Qeveria spanjolle thotë se vota do të ishte e paligjshme.

Sipas një sondazhi që ka kryer e përditshmja “El Pais”, 49 për qind e katalanëve mbështesin pavarësinë, ndërsa 36 për qind e kundërshtojnë atë.

Katalonja ka 7.6 milionë banorë.
XS
SM
MD
LG