Ndërlidhjet

Evropa planifikon të heqë tarifat e roaming-ut


Ilustrim

Ilustrim

Komisioni Evropian ka propozuar heqjen e tarifave të roaming-ut në Evropë.

Ai ka thënë se propozimi është masë për të reformuar tregun e telekomunikimeve.

Sipas këtij organi të Bashkimit Evropian, heqja e roaming-ut do të zvogëlonte shpenzimet e konsumatorëve dhe do të thjeshtësonte burokracitë për kompanitë celulare.

Propozimi duhet të miratohet nga të 28 anëtarët e BE-së dhe ligjvënësit evropianë përpara se të vihet në fuqi.

Ai parasheh që kompanitë të ndalojnë faturimin e thirrjeve hyrëse nga korriku i vitit 2014, ndërsa të gjitha tarifat e tjera të roaming-ut të braktisen më 2016.
XS
SM
MD
LG