Ndërlidhjet

Kerry dhe Lavrov takohen sot në Gjenevë


Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe sekretari amerikan i shtetit, John Kerry gjatë një takimi të mëparshëm
Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe sekretari amerikan i shtetit, John Kerry gjatë një takimi të mëparshëm
Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry dhe ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov do të bisedojnë të enjtën në veçanti për planin rus të eleminimit të armatimit kimik të Sirisë.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se diskutimet në Gjenevë, duke përfshirë edhe ato të ekspertëve, do të zgjasin së paku dy ditë.

Në një fjalim të mbajtur të martën, presidenti amerikan, Barack Obama ka thënë se ai i ka kërkuar Kongresit që ta shtyjë kohën e votimit për sygjerimin e tij për sulm ushtarak në Siri për t’i dhënë kohë diplomacisë.

Në Kombet e Bashkuara, ndërmjetësit nga pesë vendët anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit raportohet se janë takuar mbrëmjen e së mërkurës për të diskutuar një draft rezolutë franceze, që thuhet se i bënë thirrje qeverisë së Bashar al Assadit t’i dorëzojë armët kimike ose të përballet me intervenim ushtarak, një qasje që Rusia e kundërshton.
XS
SM
MD
LG