Ndërlidhjet

logo-print

Koreja Veriore rikthen në punë një reaktor bërthamor


Reaktori në Yongbyon, 27 qershor 2008

Reaktori në Yongbyon, 27 qershor 2008

Një institut shkencor amerikan ka thënë se fotografi të shkrepura nga një satelit tregojnë se Koreja e Veriut duket se e ka rivënë në punë një reaktor plutoniumi.

Reaktori në Yongbyon, ishte mbyllur në vitin 2007 sipas një marrëveshjeje çarmatimi.

Koreja komuniste kishte njoftuar në muajin prill se planifikon që ta vë në punë sërish të njejtin reaktor.

Instituti amerikano korean në shkollën John Hopkins të studimeve të avancuara ndërkombëtare ka njoftuar se një fotografi e 31 gushtit e bërë nga një satelit komercial shfaqë tymin e bardhë që del nga ndërtesa ku gjenden turbina me avull dhe gjenerator elektrik që vihën në punë nga nxehtësia e reaktorit.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore nuk e ka komentuar gjatë të mërkurës këtë njoftim.

Reaktori në Yongbyon ka qenë jashtë funksionit për disa vjet.

Në vitin 2008, Koreja Veriore e kishte shkatërruar turbinate e ftohjes të kësaj ndërtesë si një hap për ndërtimin e besimit për bisedime me gjashtë fuqi botërore.
XS
SM
MD
LG