Ndërlidhjet

Disidentët iranianë largohen nga Kampi Ashraf


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Më shumë se 40 pjesëtarë të një grupi disidentësh iranian janë larguar nga një kamp në Irak pas dhunës që ka shpërthyer në kamp javën e kaluar.

Raportohet se rreth 50 pjesëtarë të Mujahedin e Khalq apo MEK, janë vrarë gjatë përleshjeve me armë zjarri në Kampin Ashraf në krahinën e Dijalës më 1 shtator.

Grupi i fajëson forcat e Irakut për vrasjet.

Zyrtarët irakianë i hedhin poshtë akuzat dhe thonë se ishin mosmarrëveshjet në mes të pjesëtarëve të këtij grupi që e ka nxitur dhunën.

Raportohet se 42 pjesëtarë të MEK tashmë janë vendosur në Kampin Hurryia në afërsi të aeroportit të Bagdadit, një lëvizje kjo që është përshëndetur nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Pjesëtarët e MEK e kundërshtojnë regjimin fetar të Iranit, ndërsa atyre ju ishte ofruar strehim në Irak nga Saddam Hussein.
XS
SM
MD
LG