Ndërlidhjet

Shtëpia e Bardhë do ja sqarojë Brazilit spinunimin e Rousseff


Presidentja braziliane, Dilma Rousseff gjatë një mëngjesi pune me homologun rus, Vladimir Putin
Presidentja braziliane, Dilma Rousseff gjatë një mëngjesi pune me homologun rus, Vladimir Putin
Shtëpia e Bardhë ka thënë të mërkurën se do të bashkëpunojë me Brazilin për t’i adresuar shqetësimet e këtij shteti rreth informacioneve që kanë rrjedhur në media për spiunim.

Informacionet e publikuara tashmë në media thonë se SHBA-të e kanë spijunuar presidenten braziliane, Dilma Rousseff si dhe janë futur në rrjetet kompjuterike të kompanisë shtetërore të naftës, Petrobas.

Susan Rice, këshilltarja për siguri e presidentit Barack Obama, është takuar me ministrin e jashtëm brazilian, Luiz Alberto Figueiredo për të diskutuar pyetjet e Brazilit rreth dokumenteve që kanë rrjedhur në media nga ish kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden.

Rouseff ka qenë në mesin e liderëve të huaj më të zëshëm që kanë shprehur zemërimin rreth programit të spiunimit amerikan.

Pasi dokumentet e publikuara në media kanë treguar se si agjencitë e spiunimit amerikan i kanë monitoruar komunikimet e Rousseff, ajo ishte kërcënuar se do ta anulonte një vizitë të planifikuar për në Washington.
XS
SM
MD
LG