Ndërlidhjet

logo-print

Arinjtë e zonave turistike të "Yellowstone"


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Kontaktet në mes të arinjëve dhe njerëzve gjatë kësaj vjeshte pritet të rriten në Parkun Kombëtar “Yellowstone” pasi mungesa e arrave i detyron arinjët e uritur që të kërkojnë për ushqim në zonat e preferuara turistike në brendi të këtij parku, raporton Reuters.

Mbrojtësit e ambientit kanë thënë se ndryshimet klimatike janë shkaktarët pse ka pasur rënie të pishave gjatë viteve të fundit, që ndër të tjera prodhojnë edhe një lloj të arrës e cila shfrytëzohet si ushqim për dy lloje të arinjëve.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar disa sulme në turistë në parkun në Wyoming, Montana dhe Idaho.

Periudha nga vera e vonshme deri në vjeshtë është koha e zakonshme kur arinjtë shihen më shpesh duke kërkuar ushqime pasi kështu ata duan të shtojnë kilogramët e nevojshëm para se të nisin gjumin dimëror.

Në parkun “Yellowstone” gjenden 600 arinjë, ndonëse rastet kur arinjtë afrohen te zonat ku janë turistët rrallë herë përfundojnë në fatalitet.
XS
SM
MD
LG