Ndërlidhjet

Izraeli, pa entuziazëm e pranon planin rus për Sirinë


Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu së bashku me ministrin, Yuval Steinitz në Tel Aviv, 10 shkurt 2011
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu së bashku me ministrin, Yuval Steinitz në Tel Aviv, 10 shkurt 2011
Një zyrtar i lartë izraelit ndonëse jo entuziast për planin rus që thotë se Siria do e dorëzojë armatimin kimik të saj, të enjtën e ka përkrahur atë, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

"Nuk mund të them se kam besim të plotë, por nëse propozimi rus… para së gjithash, vërtetë do ta largojë armatimin kimik nga Siria, dhe më pas do e shkatërrojë atë…atëherë kjo është njëra nga mënyrat për t’i dhënë fund kërcënimit gjithashtu”, i ka thënë ministri i çështjeve strategjike, Yuval Steinitz, radios ushtarake izraelite.
XS
SM
MD
LG