Ndërlidhjet

Dyshime për rekordin e notares amerikane, Diana Nyad


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Notarja amerikane e distancave të gjata, Diana Nyad, është pajtuar që të dorëzojë të gjitha të dhënat e navigacionit të saj dhe t’iu jep të drejtën vëzhguesve zyrtarë që të kenë qasje në të dhënat e saj në lidhje me thyerjen e rekordit kur notojë nga Kuba në Florida të SHBA-ve, javën e kaluar.

Pasi e festojë këtë arritje javën e kaluar, ajo u përballë me vlerësimet e skeptikëve të cilët kanë hedhur dyshime rreth thyerjes së rekordit nga amerikania.

“Unë mendoj se do të ishte më së e mjaftueshme që të sqarohet kjo çështje, pra a ka notuar ajo nga pika A deri te pika B?”, ka thënë Steven Munatones, administrator kryesor i “Hall of Fame” të maratonistëve ndërkombëtar në shtetin amerikan të Kalifornisë.
XS
SM
MD
LG