Ndërlidhjet

Kuçi sot e viziton Shkupin


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi sot do të qëndroj për vizitë në Shkup ku me autoritetet e Maqedonisë do të bisedojë për mundësitë e zhbllokimit të situatës së barrierave kufitare mes dy vendeve.

Vizitën e Kuçit e paralajmëroi Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i cili në një bisedë telefonike që kishte zhvilluar me Kuçin janë dakorduar që kjo situatë të tejkalohet sa më shpejtë dhe të normalizohet tregu dhe qarkullimi i lirë i njerëzve dhe mallrave.

Përveç me zv/kryeministrin për çështje ekonomike, Vlladimir Peshevski dhe ministrin e Ekonomisë, Valon Saraçini, zv/kryeministri Kuçi do të pritet edhe nga kryeministri, Nikolla Gruevski. Mundësinë për zgjidhjen e kontestit e ka paralajmëruar edhe qeverisë e Maqedonisë ndërsa si formë e mundshme përmdet heqja njëkohësisht e vendimeve nga dy vendet me çka do të vie deri tek normalizimi reciprok.

Ndërkohë, bllokadat në vendkalimin kufitar në Bllacë dhe në Jazhincë afër Tetovës kanë vazhduar dhe sipas shoqatës së transportuesve maqedon kjo do të zgjas deri në zgjidhjen e situatës mes dy qeverive.
XS
SM
MD
LG