Ndërlidhjet

Shumë njerëz nuk jetojnë në shtetin e tyre


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Çdo herë e më shumë njerëzit po jetojnë larg vendeve të tyre, ndërsa SHBA-të vazhdon të mbetët destinacioni më i preferuar.

Kjo është një nga të gjeturat kryesore të një kërkimi të publikuar nga Divizioni i Popujve të Kombeve të Bashkuara, të mërkurën.

Sipas statistikave të reja, 232 milionë njerëz apo 3.2 % e popullatës së botës gjatë këtij viti janë duke jetuar jashtë shtetit të tyre.

Krahasuar me vetëm 175 milionë njerëzit që kanë jetuar jashtë shtetit të tyre në vitin 2000 dhe 154 milionët që kanë jetuar jashtë vendlindjes në vitin 1990 tregon për tendenca të rrijes së njerëzve që preferojnë të jetojnë diku tjetër.

Raporti i OKB-së thotë se Evropa dhe Azia së bashku kanë gati dy të tretat e migrantëve botëror.
XS
SM
MD
LG