Ndërlidhjet

Afganistani e fiton trofeun e parë në futboll


Futbollistët e kombëtares së Afganistanit (Ilustrim)
Futbollistët e kombëtares së Afganistanit (Ilustrim)
Afganistani e ka fituar trofeun e parë ndërkombëtar në futboll të mërkurën, pasi e ka mundur Indinë me rezultat 2 me 0 në kuadër të kampionatit të federatës së futbollit të Azisë Jugore.

Mustafa Azadzoi e çoi Afganistanin para që në pjesën e parë të ndeshjes ndërsa Sanjar Ahmadi e dyfishoi epërsinë në pjesën e dytë të ndeshjës që u mbajt në Kathmandu të Nepalit.

Rezultati ka nxitur festimin e fitores në Kabul dhe në të gjithë Afganistanin.

Ky shtet, megjithë problemet e ka një histori të gjatë të futbollit, duke qenë edhe një nga vendet themeluese të Konfederatës së Futbollit Aziatik në vitin 1954.

Por, ky lloj sporti ka vuajtur në kohën kur shteti udhëhiqej nga talibanët, regjim ai që në mënyrë të ashpër i ka ndaluar sportet ndërsa stadiumet përdoreshin për ekzekutime.

Megjithëse Afganistani nuk ka marrë pjesë asnjëherë në Kupën e Botës, apo as në Kupën e Azisë, kombëtarja e këtij vendi çdo herë e më shumë është duke u përmirësuar, duke përmirësuar edhe pozitën që e ka në ranglistën e FIFA-s.

Momentalisht kombëtarja e Afganistanit është në pozitën e 139-të të ranglistës së FIFA-s.
XS
SM
MD
LG