Ndërlidhjet

Rebelët sirianë e refuzojnë propozimin rus


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Udhëheqësia e një grupi rebel sirian që përkrahet nga perëndimi e ka kundërshtuar iniciativën ruse për largimin e armëve kimike nga Siria dhe vendosjen e tyre nën kontrollin ndërkombtar, raporton Reuters.

Ky grup rebel e ka bërë këtë njoftim përmes një video që e ka postuar në internet.

“Ne e shpallim vendimin tonë definitive për mospranim të iniciativës ruse për vendosjen e armëve kimike nën kontrollim ndërkombëtar”, ka thënë Salim Idriss, udhëheqësi i rebelëve të Këshillit Suprem Ushtarak, përmes videos që në internet është publikuar të mërkuren.
XS
SM
MD
LG