Ndërlidhjet

logo-print

Ivanoviq: S'po na certifikojnë për shkak të emrit


Kandidati për kryetar të komunës së Mitrovicës së veriut, Oliver Ivanoviq

Kandidati për kryetar të komunës së Mitrovicës së veriut, Oliver Ivanoviq

Kandidati për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut, Oliver Ivanoviq ka thënë se Komisioni Qëndror Zgjedhor i Kosovës nuk e ka certifikuar iniciativën e tij për shkak të emrit e jo për shkak të mangësive teknike.

“Ne e kemi marrë një letër nga KQZ ku thuhet se iniciativa jonë ka mangësi teknike, mirëpo kjo nuk është arsyeja kryesore për sanksionimin e listës tonë, por kjo ka ndodhur për shkak të emrit. Sidoqoftë këtë askush nuk dëshiron të na thotë”, i ka thënë Ivanoviq televizionit publik serb.

Ivanoviq ka thënë se emri i listës që ai e udhëheqë, “Serbija, Demokracia, Drejtësia” përfaqëson një “brand” dhe ka shtuar se deri më 14 shtator ato që janë quajtur mangësi teknike do të hiqen

“Është e qartë që problemi qëndron te emërtimi, mirëpo si ka mundësi që iniciativa malazeze nuk ju pengon atyre?” ka thënë më tej Ivanoviq.
XS
SM
MD
LG