Ndërlidhjet

Amerikani i burgosur në Iran, i shkruan Kerrit


Amerikani që po mbahet në burgun e Iranit

Amerikani që po mbahet në burgun e Iranit

Departamenti amerikan i shtetit, ka njoftuar se e ka pranuar një letër që i është dërguar drejtorit të agjencisë nga një ish marins amerikan me origjinë iraniane, që po mbahet në Iran që dy vjet.

Zëdhënësja Jen Psaki, ju ka thënë gazetarëve në Washington të mërkurën se Departmenti i Shtetit ka kërkuar nga Irani për të drejtën për ta vizituar marinsin amerikan nga zyrtarët e Ambasadës së Zvicrës në Teheran.

Në Iran, ambasada e Zvcirës i përfaqëson interesat e diplomacisë amerikane.

Letra është shkruar nga marinsi, Amir Hekmati dhe ajo i është dërguar sekretarit të shtetit, John Kerry.

Në atë letër, Hekmati i ka përshkruar kushtet e tmerrshme të burgut ku po mbahet.

Ai gjithashtu ka shkruar se Teherani po e mban të burgosur me qëllim që ta përdor atë për ndonjë rast të shkëmbimit të të burgosurve.
XS
SM
MD
LG