Ndërlidhjet

Çeki: Prangosen 12 futbollist për kurdisje


Ilustrim
Ilustrim
Policia çeke ka arrestuar 12 futbollistë, të dikurshëm dhe aktiv, të dyshuar për kurdisje të ndeshjeve.

Zëdhënësi i policisë Jaroslav Ibehej u ka thënë medieve lokale se 15 shtëpi janë bastisur në këtë operacion.

Sipas tij, 12 të arrestuarit janë nga liga të ndryshme të futbollit, ndërsa ata dyshohen për mitmarrje.

Televizioni publik ka raportuar se të dyshuarit luajnë në liga të ulëta, por ka prej tyre që janë edhe në top ligën çeke.

Policia po heton dhe lidhjet e këtyre lojtarëve me kolegët e tyre në Sllovaki.

Federata Çeke e Futbollit ende nuk ka komentuar këtë skandal, ndërkohë që mbi 20 lojtarë të tjerë po intervistohen me dyshimin e njëjtë për kurdisje.
XS
SM
MD
LG