Ndërlidhjet

logo-print

Parlamenti Evropian miraton mekanizëm për kthim të vizave në Ballkan


Salla e Parlamentit Evropian (Ilustrim)

Salla e Parlamentit Evropian (Ilustrim)

Parlamenti Evropian ka miratuar me shumicë votash propozimin për vendosjen e një mekanizmi që mundëson rikthimin e përkohshëm të vizave për vendet e origjinës së azilkërkuesve.

Ky trup evropian ka debatuar ashpër për këtë mekanizëm të martën, pasi deputetët socialist, social-demokratk, lideralët dhe të gjelbrit kritikonin atë për shkak se kufizon lirinë e lëvizjes, para se gjithash të banorëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Euro-deputetja Tanja Fajon ka kërkuar që votimi të shtyhet, duke e konsideruar këtë propozim si “ilegal”, pasi i tejkalon përgjegjësit e parlamentit. Kundërshtimi i saj është refuzuar ndërsa më pas është votuar mekanizmi i ri.

“Partia Popullore Evropiane, bashkë me konservativë dhe forcat populliste në Parlamentin Evropian ka treguar edhe njëherë se nuk qan kokën për qytetarët evropian dhe lirinë e lëvizjes, e cila është e drejtë fundamentale njerëzore”, ka shkruar në reagimin e saj dërguar medieve Tanja Fajon.

Sipas saj miratimi i këtij mekanizmi për kthim të përkohshëm të regjimit të vizave në Ballkan do të "shkaktoj kaos".
XS
SM
MD
LG