Ndërlidhjet

Britania privatizon postën


Ilustrim
Ilustrim
Qeveria britanike konfirmoi të enjten se ka në plan që Postën Mbretërore (Royal Mail) ta nxjerr në shitje në bursë, që llogaritet të jetë privatizimi më ambicioz i kësaj kompanie prej viteve të nëntëdhjeta.

Sekretari i Shtetit për Ekonominë Vince Cable tha se një ofertë fillestare publike, që vlerësohet nga analistët të jetë e vlefshme 3.5 miliard euro, do të bëhet në javët në vijim.

Sipas tij, ky vendim do të “siguroj një të ardhme të shëndetshme” për kompanisë, edhe pse 150,000 punëtorët e saj po kundërshtojnë privatizimit.

Ata pritet të marrin 10% të hises së kompanisë.

Sindikata e Punëtorëve të Telekomunikimit, do të ftoj punëtorët për demonstrata, që pritet të ngjajnë në tetor.
XS
SM
MD
LG