Ndërlidhjet

Sondazhi - Francezët e duan ushtrinë në Marseille


Marseille - Njësia për intervenim të shpejt, gjatë arrestimit të anëtarit të një narko-karteli në qytet (Ilustrim)

Marseille - Njësia për intervenim të shpejt, gjatë arrestimit të anëtarit të një narko-karteli në qytet (Ilustrim)

Afro 6 nga 10 votues francez janë në favor të dërgimit të ushtrisë në Marseille për të luftuar krimin në qytetin jugor portal, tregojnë të dhënave e një sondazhi të publikuar të enjten.

57% e të anketuarve përkrahin propozimin, e lansuar në opinion nga një politikan lokal, tregojnë numrat e sondazhit të YouGov që u publikua, njofton Huffington Post.

Vetëm 24% e respondentëve kundërshtojnë zbarkimin e ushtrisë ndërkaq 76% pajtohen se krimet e fundit ndërmjet narko-karteleve shënojnë “përkeqësim të qëndrueshëm” të situatës në qytet.

Ideja e dërgimit të trupave ushtarake në Marseille është hedhur poshtë vitin e shkuar nga kabineti qeveritar, por të enjten një figurë prominente e Partisë Socialiste në pushtet, tha se megjithatë duhet marr në konsideratë këtë gjë.

“Përse jo?” tha sot Segolene Royal, ish-kandidatja presidenciale socialiste, dhe partnerja e ngrushtë partiake e presidentit François Hollande.

“Sondazhi është shprehje e irritimit që ndjejnë shumë francez, është zemërim të shohësh gangsterët të shëtisin rrotull me armë. Marseille nuk është në gjendje lufte, por marr parasysh këto armë, përse të mos parashihet një bashkëpunim ndërmjet policisë dhe ushtrisë për t’i kapur dhe shkatërruar ato armë”, tha ajo.

15 persona janë vrarë nga fillimi i vitit në këtë qytet bregdetar, dhe pothuajse të gjitha këto krime ndërlidhen me grupe mafioze. Vitin e fundit ishin vrarë 24 persona me prapavijë të njëjtë.

Muajin e shkuar djali i Jose Anigo, drejtorit sportiv të klubit Olympique Marseille, është vrarë me një plumb në kokë nga një vrasës në motoçikletë.
XS
SM
MD
LG