Ndërlidhjet

Policia italiane zë anijen me 200 emigrantë sirianë


Ilustrim

Ilustrim

Autoritetet italiane kanë gjetur 200 emigrantë sirianë në një anije në Detin Mesdhe, njoftoi policia të enjten.

Rojet bregdetare italiane kanë ndjekur për orë të tëra një anije peshkimi, e cila përdorej për të transportuar emigrantët në ujërat ndërkombëtare në afërsi të brigjeve të Sicilisë.

Sipas njoftimit të policisë, autoritetet kanë zbarkuar 199 emigrantët, në mesin e të cilëve ishin 64 fëmijë, që po iknin nga lufta civile në Siri.

Policia thotë se trafikantët janë pjesë e një grupi të organizuar kriminal nga Egjipti.

Mijëra emigrantë mundohen të arrijnë brigjet e jugut të Italisë çdo verë, kur dallgët e Detit Mesdhe janë të qeta, gjë që u mundëson anijeve të vogla të depërtojnë lehtësisht nga Libia dhe Tunizi.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme italiane, nga data 1 korrik e deri më 10 gusht, afro 9,000 emigrantë kanë arritur në Itali përmes rrugëve detare.

Emigrantët ilegalë që zihen nga autoritetet italiane, dërgohen në kampe të azilantëve.

Në të shumtën e rasteve, emigrantët largohen nga kampet e “paruajtura” mirë dhe kërkojnë punë, ndërsa të gjithë ata që mbesin dhe nuk mund të vërtetojnë se janë të përndjekur politikisht, mund të riatdhesohen.
XS
SM
MD
LG