Ndërlidhjet

Irani zotohet të punojë ngushtë rreth ngërçit bërthamor


Reza Najafi, ambasadori iranian në Agjencinë Nukleare të Kombeve të Bashkuara (IAEA), gjatë një konference për shtyp në Vjenë, 12Shtator2013
Reza Najafi, ambasadori iranian në Agjencinë Nukleare të Kombeve të Bashkuara (IAEA), gjatë një konference për shtyp në Vjenë, 12Shtator2013
Emisari iranian në Agjencinë Nukleare të Kombeve të Bashkuara tha të enjten se është i gatshëm që të bashkëpunojë me këtë trup për të gjetur një rrugëdalje për të “tejkaluar dallimet ekzistuese njëherë e përgjithmonë”.

Ky sinjal shihet si një qasje potenciale fleksibile nga administrata e re në Teheran.

Por, ambasadori Reza Najafi, në takimin e tij të parë të bordit të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA), po ashtu ka përsëritur qëndrimin e Iranit se ky shtet nuk do të heq dorë nga e drejta legjitime për të pasur program paqësor të energjisë bërthamore.

“Bazuar në të drejtën dhe obligimet që njihen përmes Traktatit të Proliferimit, Irani është i gatshëm që të angazhohet me sinqeritet dhe të largoj çdo dykuptimësi për aktivitetet e veta bërthamore”, i tha Najafi bordit drejtues të agjencisë së OKB-së.

Irani gjendet në mosmarrëveshje me fuqitë perëndimore, të cilat frikësohen se programi bërthamore i këtij shtetit islamik mund të jetë i dizajnuar për të ngritur kapacitetet, që të ndërtoj armë bërthamore.

Teherani hedh poshtë këto akuza.

Najafi, i cili është emëruar në këtë post prej se presidenti Hassan Rouhani mori detyrën në gusht, tha se ka vullnet të madh politik nga ana e Iranit që të “ndërveprohet në mënyrë konstruktive” rreth kontekstit bërthamor.
XS
SM
MD
LG