Ndërlidhjet

Mbi 200,000 veta rrezikohen nga shirat në Sudanin Jugor


Ilustrim
Ilustrim
Rreth 223,000 njerëz janë prekur nga përmbytjet në Sudanin Jugor në tre muajt e fundit, ndërsa qeveria ka paralajmëruar të enjten se situata mund të përkeqësohet.

Kjo për shkak se parashikimet e motit lajmërojnë për më shumë shira të rrëmbyeshëm në zonat rurale, të cilat po vazhdojnë të bien pandërprerë.

“Shteti dhe unë, jemi thellësisht të brengosur nga vuajtjet që ka sjell kjo fatkeqësi natyrore”, tha sot presidenti Salva Kiir, ku lajmëroi se 1.6 milion euro në ndihma janë paraparë për viktimat e përmbytjeve.

Zonat më të prekura nga këto vërshime janë pjesët veriore dhe qendrore të kombit afrikano lindor, që prej korrikut.

Sezoni i shirave pritet që të ndalet tek në nëntor, ose edhe më vonë, lajmërojnë meteorologët.
XS
SM
MD
LG