Ndërlidhjet

logo-print

EULEX: Dënohen tre persona për krime lufte


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Misioni për sundim të ligjit ka njoftuar se Gjykata Themelore në Mitrovicë ka shpallur fajtorë Sabit Gecin, Rrustem Gecin dhe Hetem Gecin për krime lufte, ndërsa një person tjetër është liruar nga akuza.

“Sabit Geci, Rrustem Geci dhe Hetem Geci u shpallën fajtorë për krim të luftës kundër popullatës civile për vrasjen e Gani Berishës më 18 qershor 1999 në qendrën mjekësore në Skenderaj. Gjykata i shpalli të pandehurit të pafajshëm për vrasjen e Vehbi Berishës dhe lëndimin e Isa dhe Musa Vojvodës më 18 qershor 1999 në Skenderaj. Gjykata e morri parasysh natyrën e rëndë të krimit dhe cenimin e paprekshmërisë së qendrës mjekësore për dënimin e secilit prej të pandehurve të dënuar me nga 12 vite burgim”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.

Misioni evropian e ka sqaruar se njëri nga të dënuarit, Sabit Geci, nuk duhet të ngatërrohet me një tjetër person me emrin Sabit Geci “i cili është dënuar më parë për krime lufte dhe që aktualisht është duke vuajtur burgimin”.
XS
SM
MD
LG