Ndërlidhjet

PriFest shpalos programin për edicionin e pestë


Ilustrim

Ilustrim

Edicioni i pestë i festivalit të filmit kosovar "Pri Film Fest" fillon më 20 shtator dhe zgjat një javë.

Në mbrëmjen e parë të festivalit do të shfaqet premiera e një filmi nga Kosova.

Festivali PriFest do të shfaqë shumë filma ndërkombëtarë të rinj të vitit 2013 nga mbarë bota, të gjitha premierë në Kosovë.

Ne konkurrencën kryesore filmat do të jenë nga Rusia, Polonia, Gjeorgjia, Norvegjia, Latvia, etj. kurse në konkurencën e filmit të metrazhit të mesëm do të shfaqen filma nga Gjermania, Austria, Tunisia, Franca, Republika Çeke, Ukraina etj.

Në konkurrencë zyrtare për filmin më të mirë të Ballkanit, filmat vijne nga Shqipëria, Serbia, Kroacia, Sllovenia, Maqedonia dhe Greqia, njoftuan të enjten organizatorët e festivalit.
XS
SM
MD
LG