Ndërlidhjet

logo-print

Sulmohet gruaja e Olliver Ivanoviq


Ilustrim

Ilustrim

Sulmohet familja e politikanit Olliver Ivanoviq në veri të Mitrovicës, bërë të ditur policia e Kosovës.

Sipas forcave të rendit, person të panjohur kanë hyrë në banesën e Ivanoviqit në rrugën “Llola Ribar” dhe ka sulmuar bashkëshorten e tij.

Nuk dihet ende nëse viktima ka pësuar lëndime.

Përveç sulmit fizik, raportohet edhe për dëme materiale, pasi të dyshuarit kishin demoluar pjesë të orendive në banesën e viktimës.

Incidenti i është raportuar policisë rreth orës 16h.

Olliver Ivanoviq është bartës i nismës qytetare “Srbija Demokratija Pravda” (shqip Serbia Demokracija Drejtësi), i cili ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet e ardhshme komunale të caktuar për 3 nëntor.

Ivanoviq ka thënë më herët për Radio Kosovën, se pjesën matanë Ibrit, mund të priten tensione në prag të zgjedhjeve lokale, por se është më me rëndësi që ato të parandalohen me kohë, nga forcat e ngarkuara për ruajtjen e rendit dhe qetësisë.
XS
SM
MD
LG