Ndërlidhjet

Kerry e Lavrov vazhdojnë bisedimet për Sirinë


Kerry dhe Lavrov
Kerry dhe Lavrov
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, do të vazhdojnë sot bisedimet për një plan të Rusisë, i cili parasheh çarmatosjen e Sirisë nga armatimi kimik.

Të enjten, Kerry ka thënë se opsioni për ndërhyrje ushtarake mbetet në fuqi, nëse presidenti sirian, Bashar al-Assad, dështon të dorëzojë stoqet e armëve kimike.

Lavrov, në anën tjetër, ka thënë se zbatimi i planit rus do ta bëjë të panevojshëm aksionin ushtarak.

Kombet e Bashkuara kanë konfirmuar se Siria ka paraqitur dokumentin për t’iu bashkuar marrëveshjes globale kundër armatimit kimik.

Assad i ka thënë një televizioni rus se Siria ka pranuar të dorëzojë armët kimike për shkak të diplomacisë ruse dhe jo për shkak të kërcënimit amerikan.

Presidenti Barack Obama ka kërcënuar me sulme ushtarake pas sulmit kimik të 21 gushtit, në periferi të Damaskut. Qindra persona kanë humbur jetën në këtë sulm.
XS
SM
MD
LG