Ndërlidhjet

logo-print

Organizata e Shangait mblidhet në Bishkek


Nga një takim i mëhershëm i Organizatës për Bashkëpunim të Shangait...

Nga një takim i mëhershëm i Organizatës për Bashkëpunim të Shangait...

Udhëheqësit e gjashtë vendeve të Organizatës për Bashkëpunim të Shangait mblidhen sot në Bishkek për të diskutuar zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin rajonal në siguri.

Anëtarë të kësaj organizate janë: Rusia, Kina, Kirgizia, Kazakistani, Uzbekistani dhe Taxhikistani.

Samiti i sotëm po ashtu tubon zyrtarë të lartë nga vendet vëzhguese, përkatësisht Afganistani, Irani, Mongolia dhe India.

Zyrtarët rusë kanë thënë se situata e sigurisë në Afganistan kërkon vëmendjen e Organizatës për Bashkëpunim të Shangait, përpara tërheqjes së trupave të NATO-s, në fund të vitit 2014.
XS
SM
MD
LG