Ndërlidhjet

logo-print

Sulme pranë konsullatës amerikane në Afganistan


Herat, Afganistan

Herat, Afganistan

Militantët talibanë kanë kryer sulme pranë konsullatës amerikane në qytetin Herat të Afganistanit.

Burimet zyrtare i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se një sulmues vetëvrasës ka shpërthyer eksplozivët e tij rreth 60 metra nga kompleksi, ndërsa militantë të tjerë kanë hapur zjarr kundër forcave të sigurisë në zonë.

Një zëdhënës i konsullatës ka thënë se i gjithë personeli amerikan është mirë.

Një orë pasi kanë nisur sulmet, policia afgane ka thënë se situata është sjellë nën kontroll.
XS
SM
MD
LG