Ndërlidhjet

Irani “do të bashkëpunojë” me ANEB-in


Ilustrim
Ilustrim
I dërguari i Iranit në Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), Reza Najafi, ka thënë se vendi i tij do të bashkëpunojë me këtë mekanizëm “për të kapërcyer problemet ekzistuese njëherë e përgjithmonë”.

Megjithatë, ai ka përsëritur pozicionin e Republikës Islamike se nuk do të heqë dorë nga e drejta për program paqësor të energjisë bërthamore.

Fuqitë perëndimore thonë se Teherani synon krijimin e armës atomike – akuzë që hidhet poshtë nga zyrtarët iranianë.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët kanë miratuar një sërë sanksionesh për të detyruar Iranin që të heqë dorë na pasurimi i uraniumit.
XS
SM
MD
LG