Ndërlidhjet

Kompania anglo-holandeze eksploron gaz në Ukrainë


Ilustrim
Ilustrim
Kompania anglo-holandeze Royal Dutch Shell ka nënshkruar një marrëveshje me Ukrainën për të eksploruar gaz natyror në këtë vend.

Marrëveshja e nënshkruar midis Royal Dutch Shell dhe kompanisë ukrainase Nadra Yuzovskaya parasheh që kompania anglo-holandeze të shpenzojë rreth 500 milionë dollarë në eksplorimin e zonës Yuzovska.

Kryeministri i Ukrainës, Mykola Azarova, ka shfaqur shpresën që zona të prodhojë rreth 20 miliardë kub gaz për çdo vit, ndonëse ka pranuar se ky është një skenar optimist.

Burimet ukrainase vlerësojnë se Yuzovska, që ndodhet në rajonet Donetsk dhe Kharkiv, ka rezerva gazi deri në 4 trilionë metra kub.
XS
SM
MD
LG