Ndërlidhjet

Shtëpia e Bardhë reagon ndaj shkrimit të Putinit


Jay Carney

Jay Carney

Shtëpia e Bardhë ka reaguar ndaj një artikulli të shkruar nga presidenti rus, Vladimir Putin, në gazetën “New York Times”.

Në shkrimin e tij, Putin ka qortuar Shtetet e Bashkuara për, siç ka thënë, tendencën për të përdorur “forcën brutale” në kontestet botërore.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, ka thënë se “Rusia ofron një kontrast të fortë, që tregon përse Amerika është e jashtëzakonshme” në mbështetjen e të drejtave të njeriut brenda dhe jashtë vendit.

Carney po ashtu ka thënë se Putini është “i izoluar dhe i vetmuar” në fajësimin e rebelëve sirianë për sulmin kimik të 21 gushtit.
XS
SM
MD
LG