Ndërlidhjet

Rusi: 37 të humbur pas zjarrit në një spital psikiatrik


Luka, 13 shtator 2013.

Luka, 13 shtator 2013.

Tridhjeteshtatë persona raportohen të humbur pas një zjarri që shpërtheu në një spital psikiatrik në veriperëndim të Rusisë.

Një zyrtar i Ministrisë së Situatave Emergjente, Oleg Voronov, i ka thënë Radios Ekho Moskvy që disa nga të humburit ka gjasa të kenë ikur nga spitali që herët në mëngjes dhe të kenë shpëtuar.

Autoritetet rajonale kanë raportuar për dy të vdekur.

Sipas raportimeve të mediave ruse, heutesit besojnë se zjarri ishte vënë aksidenalisht, pasi një nga pacientët kishte pirë duhan në shtrat.

Zjarri shkatërroi një ndërtesë në të cilën po qëndronin pacinetë meshkuj, në fshatin Luka.

Ky është zjarri i dyte vdekjeprurës në spitalet psikitarike të Rusisë. Në prill, një zjarr që ndodhi në një ndertesë spitalore në afërsi të Moskës la të vdekur 38 persona.
XS
SM
MD
LG