Ndërlidhjet

logo-print

Takim për sigurinë në Sarajevë


Sarajevë

Sarajevë

Në Sarajevë sot mbahet një takim i përbashkët i ministrave të Brendshëm të Bosnjës, Malit të Zi dhe Serbisë.

Sipas mediave serbe, temë e takimit do të jetë përparimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe qasja rajonale në luftën kundër krimit të organizuar.

Burimet e njëjta konfirmojnë se në takimin trepalësh do të marrë pjesë ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, njëherësh kryeministër i këtij vendi.

Mësohet se ai do të takojë edhe anëtarët e Presidencës boshnjake.
XS
SM
MD
LG