Ndërlidhjet

Dënohen me vdekje tre ujgurë


Ilustrim
Ilustrim
Një gjykatë në rajonin Ksinjang të Kinës ka dënuar tre ujgurë me vdekje për, siç është thënë, akte të terrorizmit të dhunshëm.

Vendimi ka të bëjë me dhunën e korrikut në qytetin Lukqun, kur një grup i armatosur ka sulmuar një stacion të policisë dhe disa lokacione të tjera.

Në këto incidente ishin vrarë 35 njerëz.

Ksinjang ndodhet në një zonë të banuar tradicionalisht nga ujgurët myslimanë.

Por, në vitet e fundit, ka pasur një fluks të kinezëve për të marrë punë në sektorin e naftës dhe prania e tyre ka shkaktuar konflikte me ujgurët.
XS
SM
MD
LG