Ndërlidhjet

Indi: 4 burra dënohen me vdekje për përdhunim


Ilustrim
Ilustrim
Një gjykatë në Indi i ka dënuar me vdekje katër personat e shpallur fajtorë për dhunimin fatal në Nju Delhi.

Dënimi duhet të miratohet nga Gjyakat e Lartë e Indisë, ndërsa të dënuarit kanë të drejtë ta apelojnë atë.

Të katër burrat janë shpallur fajtorë të martën, për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare, e cila më pas ka vdekur nga plagët.

Krimi brutal ka ndodhur në dhejtorin e kaluar dhe ka nxitur një valë protestash në gjithë Indinë. Ai po ashtu ka hapur debate kombëtare rreth trajtimit të grave në këtë shtet.

Thirrjet për dënimin e tyre me vdekje ishin shumë të zëshme, që nga prindërit e viktimës e deri te liderët kryesorë politikë.
XS
SM
MD
LG