Ndërlidhjet

logo-print

Një amerikan do të kalojë Atlantikun me balona


Ilustrim

Ilustrim

Një amerikan është duke bërë përpjekje të kalojë Atlantikun duke përdorur qindra balona të vogla.

Jonathan Trappe është nisur nga shteti Maine, pranë kufirit me Kanadanë.

Shtetasi i Karolinës së Veriut ka thënë në ueb-faqen e tij se Oqeani Atlantik është kaluar disa herë dhe në disa mënyra, por “asnjëherë si kjo”.

Ai është duke përdorur më shumë se 300 balona të mbushur me helium.

Rreth 150 vullnetarë kanë ndihmuar në mbushjen e tyre.
XS
SM
MD
LG