Ndërlidhjet

Përpjekje edhe për konferencën e paqes për Sirinë


Gjenevë, 13 shtator 2013.

Gjenevë, 13 shtator 2013.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, kanë thënë se bisedimet për çarmatosjen kimike të Sirisë mund të ndihmojnë planet për një konferencë ndërkombëtare për Sirinë.

Pas takimit në Gjenevë me të dërguarin e Kombeve të Bashkuara për krizën, Lakhdar Brahimi, Kerry dhe Lavrov kanë thënë se do të takohen në Nju Jork këtë muaj, për t’u marrë vesh për datën e konferencës.

Dy zyrtarët janë duke diskutuar iniciativën ruse, e cila parasheh që Siria të dorëzojë të gjitha armët kimike nën kontrollin ndërkombëtar dhe në këtë mënyrë të shmangë kërcënimet për ndërhyrjen ushtarake të SHBA-së.

Presidenti Barack Obama ka kërcënuar me aksione, pas sulmit kimik të 21 gushtit në periferi të Damaskut. Uashingtoni thotë se mbi 1,400 persona kanë humbur jetën në këtë sulm.
XS
SM
MD
LG