Ndërlidhjet

logo-print

Sulmohet konvoji i NATO-së në Pakistan


Ilustrim

Ilustrim

Një person ka vdekur dhe nëntë cisterna me naftë janë shkatërruar nga militant pakistanez që sulmuan konvojin e furnizimit të forcave ndërkombëtare në Afganistan.

Sulmi ka ndodhur në krahinën jug-perëndimore Balochistan të Pakistanit, duke thyer kështu qetësinë e brishtë në këtë shtet ku është shtuar frika se sulme të tilla mund të ketë edhe më shumë në të ardhmen, për shkak të tërheqjes së paralajmëruar të forcave ndërkombëtare, nën komandën e NATO-së.

Agjencia gjermane e lajmeve dpa raporton se numri i viktimave mund të rritet, pasi nga sulmi me raketa hedhës dhe armë zjarri cisternat e shpërthyera kanë shkaktuar dëme "shumë të mëdha".

Ende askush nuk ka marr përgjegjësinë për këtë akt.

Për sulmet e mëparshme në Balochistan, ishte grupi Lashkar-e-Jhangvi që lufton kundër komunitetit të shiitëve, që mori përsipër orkestrimin e tyre.
XS
SM
MD
LG