Ndërlidhjet

logo-print

Al-Kaida thirr për sulme ndaj ShBA-së, bojkot ekonomik


Lideri i Al-Kaidas, Ayman al-Zawahiri (Ilustrim)

Lideri i Al-Kaidas, Ayman al-Zawahiri (Ilustrim)

Shefi i Al-Kaidas Ayman al-Zawahiri ka bërë thirrje për sulme ndaj Shteteve të Bashkuara në mënyrë që ky shtet të shteret ekonomikisht.

Thirrja e tij dëgjohet në një audio-inxhizim që u publikua të enjten në portale të disa grupeve radikale fetare.

“Ne duhet të shterim ekonomikisht Amerikën, duke e provokuar që të bëjë shpenzime masive për sigurinë, sepse pika më e dobët e Amerikës është ekonomia. Ajo tashmë po lëkundet nga harxhimet që po bëhen për ushtrinë dhe sigurinë,” dëgjohet duke thënë i dyshuari më i kërkuar në botë gjatë një fjalimi të dhënë për 12 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara.

“Duke e mbajtur Amerikën në tension dhe pritje, neve na kushton që vetëm të kryejmë disa sulmeve sporadike, aty-këtu, ashtu siç e mposhtëm në...Somali, Jemen, Irak dhe Afganistan, andaj duhet ta ndjekim atë duke ia çuar luftën në tokën e saj”, ka shtuar ai.

Al-Zawahiri ka paralajmëruar xhihadistët në Siri që të mos luftojnë krah me krah me “sekularët”.

Gjatë fjalimit të tij, ai i është referuar edhe sulmeve në Maratonën e Bostonit që ngjau në muajin prill, duke thënë se këto akte dëshmojnë se “kombi mysliman” kundër ShBA-së është në rritje.

Ambasadat e disa shteteve evropiane dhe Amerikës në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore janë mbyllur për disa ditë gjatë gushtit, pasi Agjencia për Sigurinë Kombëtare Amerikane (NSA) kishte droje për një sulm eventual terrorist, bazuar në informatat që kishte dëgjuar në terren.

Në atë kohë, al-Zawahiri kishte thirr për të sulmuar interesat amerikane.
XS
SM
MD
LG