Ndërlidhjet

Qiproja përmbush detyrimet, merr €1.5 miliardë në ndihma


Ilustrim

Ilustrim

Ministrat e eurozonës kanë dhënë dritën jeshile të premten që Qiprosë t’i jepen 1.5 bilion euro në ndihma për të dal nga kriza ekonomise.

Shefat e financave të vendeve anëtare të eurozonës lavdëruan ishullin për progresin që ka arritur në përmirësimin e ekonomisë së vendit, dhe se paratë do duhet t’i pranoj deri në fund të shtatorit.

“Autoritetet qipriote kanë ndërmarr hapa vendimtar për të stabilizuar sektorin financiar, kanë përmbush kriteret e parapara fiskale dhe kanë nisur reformat strukturore”, thotë komunikata e lëshuar pas takimit të 17 ministrave evropian të financave.

Ata i kanë bërë thirrje Nikozisë zyrtare që të vazhdojë me përpjekjet, pasi në afat-shkurtër “perspektiva ekonomike mbetet e brishtë dhe subjekt i paqartësisë së madhe”.

Ministri qipriot i financave Harris Georgiades i tha gazetarëve se qeveria e tij është e përkushtuar që të ecën para.

“Ne e dimë se cilat janë problemet, dhe e dimë se si duken zgjidhjet, prandaj po bëjmë punën tonë”, tha ai.
XS
SM
MD
LG