Ndërlidhjet

logo-print

Kerry e Lavrov takohen prapë në New York


Zvicër - Sekretari amerikan i shtetit John Kerry dhe ministri i jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov gjatë konferences për shtyp me emisarin e Kombeve të Bashkuara Lakhdar Brahimi, 13Shtator2013

Zvicër - Sekretari amerikan i shtetit John Kerry dhe ministri i jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov gjatë konferences për shtyp me emisarin e Kombeve të Bashkuara Lakhdar Brahimi, 13Shtator2013

Sekretari amerikan i shtetit John Kerry dhe ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov kanë thënë se shpresojnë që bisedojmet për zbarthimin e armatimit kimik sirian, do të ndihmoj në ringjalljen e planit për një konferencë ndërkombëtare paqësore për Sirinë.

Pas takimit me emisarin e Kombeve të Bashkuara Lakhdar Brahimi në Gjenevë të premten, Kerry dhe Lavrov kanë lajmëruar se takimi i tyre i radhës do të zhvillohet në New York në fund të këtij muaji.

Bisedimet mes dy superfuqive do të përqendrohen në caktimin e datës për këtë konferencë.

Kerry dhe Lavrov po diskutojnë nismën ruse e cila parasheh që Siria të heq dorë nga arsenali i saj kimik, në mënyrë që t’i shmanget sulmeve ajrore amerikane.

Po sot, presidenti i Rusisë Vladimir Putin tha se vendimi i Sirisë për të pranuar që armatimi i saj të vihet nën kontroll ndërkombëtar është shenjë se qeveria e atjeshme është “serioze” në zgjidhjen e konfliktit.

Presidenti amerikan Barack Obama ndërkaq ka kërcënuar se do të sulmoj Sirinë, e cila po përdor gaz helmues kundër popullatës civile dhe në luftim me kryengritësit.
XS
SM
MD
LG