Ndërlidhjet

Mblidhet qeveria në Shkup, tema ngërçi me Kosovën


Ilustrim

Ilustrim

Qeveria e Maqedonisë ka caktuar për në orën 17h një mbledhje të kabinetit, në të cilën do të shqyrtohet vendimi për ndalimin e kushtëzuar të importit të miellit nga Kosova.

Një zyrtar i lartë i qeverisë në Shkup tha sot pasdite se nëse arrihet pëlqimi në këtë mbledhje, atëherë zgjidhja e ngërcit politik mes dy Maqedonisë dhe Kosovës nuk është larg.

“Nëse në këtë seancë konstatohet se është arritur qëllimi për stabilizimin e tregut në masë të mjaftueshme, atëherë Qeveria do ta pezullojë këtë vendim. Nëse vlerësojmë se stabilizimi nuk është arritur, masa do të vazhdojë deri në momentin kur të vlerësojmë se duhet të pezullohet”, ka deklaruar zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Vladimir Peshevski.

Nga qeveria e Maqedonisë thonë se nëse hiqet vendimi atëherë kjo do të duhej të normalizonte raportet me Kosovën meqë pas këtij vendimi, qeveria e Kosovës do të duhej të hiqte embargon ndaj prodhimeve maqedonase ndërsa qeveria e Maqedonisë, taksat rrugore për shtetasit e Kosovës.
XS
SM
MD
LG